Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në kryeqytet.
Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në zonën e Laprakës.
Si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ka shkuar policia me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të aksidentit.