Reperi kosovar, 2PO2 duket se ka pësuar një aksident, nga i cili ka përfunduar në spital. Këtë lajm e ka bërë vetë të ditur reperi përmes InstaStory.
Ai është i shtrirë e në këmbë ka disa aparatura. Nuk bëhet e ditur se çfarë i ka ndodhur atij, por shpresojmë që asgjë serioze. Mesa duket nga fotoja reperi ka dëmtuar këmbën dhe për këtë është duke bërë edhe disa ushtrime fizike. (J.V/Shuplaka)