Aksidentohet ambasadori I SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie. Mediat kosovare shkruajnë se ngjarje ka ndodhur në lagjen “Dragodan” në Prishtinë.
Ekonomia Online ka publikuar pamjet nga vendngjarja, ku shihen edhe grupet policore të mbledhura në vendngjarje.
Sipas raportimeve, ambasadori Delawie ishte në një konferencë së bashku më drejtorin e misionit të USAID-it, James Hope. Por pasi ka dalë nga konferenca makina e tij është goditur nga një mjet tjetër, tip “Audi”. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. (D.D/Shuplaka)