Kanë dalë të tjera detaje nga aksidenti i autobusit me nxënës në dalje të Qafë Thanës, në aksin Pogradec-Prrenjas. Burime për Fax News zbulojnë se të paktën 8 nxënës kanë pasuar lëndime të lehta. Ata kanë marrë ndihmën e parë në vend dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Librazhdit, ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Autobusi ka qene me nxenës nga gjimnazi i Roskovecit, i cili ka rrëshkitur nga lagështira dhe ka rrezikuar të përfundojë në greminën, e cila ndodhej pranë. (J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post