Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 05:30 në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit” nga ku mësohet se një automjet i Repartit Ushtarak Vau i Dejës është përplasur me automjetin autobot. Lidhur me ngjarjen bëhet me dije se të plagosur kanë mbetur 33-vjeçari me inicialet Gj. H., 57-vjeçarja me inicialet R. D., 23-vjeçari me inicialet E. Q., 28-vjeçari me inicialet, J. B., 29-vjeçari me inicialet D. L., dhe 27-vjeçari me inicialet D. K., banues në Shkodër, të gjithë ushtarakë. Po ashtu mësohet se të lënduarit janë dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu bëhet me dije se automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.
Njoftimi:
Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”, automjeti i Repartit Ushtarak Vau i Dejës, me drejtues shtetasin B. N., është përplasur me automjetin autobot, me drejtues shtetasin N. P. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç, banues në Shkodër (ushtarakë), pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetas B. N., të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.