Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident të rëndë në autostradën e Villafallettos në Saluzo. E gjithë familja udhëtonin me makinën e tyre dhe janë përplasur me një tjetër makinë.
Nga ky aksident të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët 10 dhe 7 vjeç.
Familja shqiptare u dërgua menjëherë në spital dhe mësohet se gjendja e dy fëmijëve, e djalit 10 vjeçar dhe e vajzës 7 vjeçe është e rëndë. (J.V/Shuplaka)