Një aksident ka ndodhur pasditen e së martës pranë Gjirit të Lalzit. Mjeti tip fuoristade i Drejtorit të spitalit Ushtarak Gjovalin Bushi ka pësuar aksident në aksin rrugor Gjiri i Lalzit – Maminas.
Sipas të dhënave paraprake nga policia dhe dëshmitarët në vendngjarje , mjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtuesit. Mësohet se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz. Gjovalin Bushi i kontaktuar nga tvklan.al ka konrmuar
se ka qenë vetë në drejtimin e mjetit. “Unë kam qenë në timon. Nuk jam lënduar, thjesht dëmtime të makinës”, raporton TV Klan.al.
(B.H/Shuplaka)