Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier, në fshatin Suk. Një 48-vjeçar ka humbur jetën pasi ishte duke udhëtuar me motor dhe është përplasur me një karrocë. Viktima ka humbur jetën pasi ka shkuar në spital.
DETAJE:
Informacion paraprak Në datën 31.01.2018, ora 18:20, në fshatin “Suk 1” ka ndodhur një aksident automobilistik ku shtetasi Y.S, 48 vjeç, duke drejtuar një motoçikletë, është përplasur me një karrocë. Si pasojë e përplasjes shtetasi Y.S ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. (J.V/Faxweb)