Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Shkurte Fejza është përfshirë në një aksident rrugor sot në Prishtinë. Mësohet se këngëtarja udhëtonte me vajzën e saj Gresa, dhe ishte pikërisht e bija ajo që drejtonte mjetin.
Në fotot e siguruara nga “GazetaBlic”, duket makina e tyre është përplasur me një mjet tjetër në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ndërsa fatmirësisht nga përplasja ka vetëm dëme materiale. (B.H/Faxweb)