Një 37-vjeçar nga Hungaria është aksidentuar në aksin rrugor Finiq-Sarandë në vendin e quajtur “ish-miniera e kripës”.
Policia e qytetit bregdetar njofton se shtetasi hungarez me iniciale L.Z u rrëzua me motor dhe ka pësuar dëmtime në trup. Ai është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme. (M.D/Shuplaka)