Taulant Balla shpëton jetën e një qytetari që ishte përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.30 në unazën jugore të qytetit të Elbasant.
Balla ishte duke udhëtuar me automjetin e tij kur ka parë të shtrirë në rrugë një shtetas rreth 65 vjeç i cili ishte përplasur nga një makinë. Ai,bashkë me kalimtarë të rastësishëm, kanë dhënë ndihmën e parë duke e larguar nga rruga, raporton Infoelbasani.
Balla ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën që kanë mbërritur në vendin e aksidentin. Qytetari i aksidentuar është transportuar me shpejtësi në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia po punon për identifikimin e automjetit dhe autorin që shkaktoi këtë aksident.
(M.Q./Faxweb)