Në Lushnjë ka rënë në prangat e policisë Bardhi Mëhilli, 33 vjeç, banues në fshatin Zhymë pas ka aksidentuar me makinë një 46-vjeçar teksa ky i fundit ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Sipas policisë arrestimi i tij u bë pasi në rrugën Krutje-Pushimi i shoferit, duke drejtuar automjetin tip “Ford Fiesta” me targë AA 564 EO, është përfshirë në aksident automobilistik me drejtuesin e biçikletës shtetasin Th.Ll, 64 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme, Lushnje.
I plagosuri ndodhet në spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve. (Neni 290 i Kodit Penal). (J.V/Shuplaka)