03:56 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aksidentoi për vdekje nusen dhe vjehrrin, çfarë thotë Halil Koka

11:05 | 27/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksidentoi për vdekje nusen dhe vjehrrin, çfarë thotë Halil Koka

Pas aksidentit tragjik të dy ditëve më parë, ku u përplasën për vdekje vjehrri dhe nusja në sy të djalit 8­vjeçar, Halil Koka që ishte në drejtimin e mjetit ia ka hedhur gjithë fajin e ngjarjes gomës së mjetit.

“Humba kontrollin e mjetit kur hyra në kthesë, pasi hasa problem me gomën e përparme të krahut të djathtë dhe u përplasa me mbrojtësen metalike.

Makina u përplas fort me barrierën mbrojtëse prej metali dhe u batua, ndërkohë mori përpara disa persona, që ndodheshin në anë të rrugës”. Kështu është shprehur në Policinë e Kavajës 40­vjeçari Koka, shkruan “Panorama”.

Ai u arrestua si përgjegjës për vdekjen e Xhemil dhe Edlira Fiskut, përkatësisht 69 dhe 34 vjeç si dhe plagosjen e djalit 8­ vjeçar të familjes Fisku. Gjatë marrjes në pyetje, Koka ka pranuar edhe faktin se ishte me shpejtësi mbi normën e lejuar në këtë segment dhe për pasojë u përplas me mbrojtësen metalike. Ai ka pohuar se po udhëtonte në drejtim të Kavajës së bashku me partneren e tij dhe gjithçka ka ndodhur në pak sekonda.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt, në pak sekonda. Isha duke udhëtuar nga Durrësi në drejtim të Kavajës me shoqen time dhe te rrethrrotullimi te “Mali i Robit” bëra aksidentin. Mbaj mend që isha pak më shpejt se normalja, ndërkohë makina me preu djathtas.

Kisha gomën e djathtë të përparme të rëndë dhe ndaj dola nga rruga duke u përplasur me barrierën metalike dhe më pas makina u batua me goma përpjetë. Kemi bërë dy­tre salto dhe përfunduam zvarrë mbi 30 – ­40 metra.

Fatkeqësisht aty ndodheshin edhe disa persona, të cilët u përplasën në mënyrë të pavullnetshme nga makina qe unë drejtoja. Mbetëm të shokuar, vetëm pas pak minutash kuptuam se çfarë kishte ndodhur. Me vjen shumë keq për personat që mbetën të vdekur në këtë ngjarje aksidentale”, ka deklaruar për ekspertët e aksidenteve Halil Kola. I pyetur pse drejtonte automjetin pa leje drejtimi (i ishte bllokuar dy ditë para aksidentit), Koka ka heshtur.

Sakaq, për të hetuar ngjarjen e rëndë është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Ngjarja po hetohet nga tre ekspertë të pavarur të caktuar nga Gjykata e Kavajës, të cilët do të rindërtojnë edhe një herë dinamikën e aksidentit. Nga hetimet paraprake dhe provave e matjeve të zhvilluara në vendin e ngjarjes, ekspertët kanë dalë në konkluzione fillestare se Koka po lëvizte me shpejtësi mbi 130 km/h. Në vendin që ndodhi aksidenti tabela lejon 80 km/h, pra ai lëvizte me rreth 40 km/h mbi normën e lejuar në këtë segment rrugor, ku ndodhet edhe rrethrrotullimi i “Malit të Robit”, ndonëse ishte pa patentë.

Sipas ekspertëve, mjeti tip “Toyota Corolla” me targa AA 686 OL, që drejtohej nga Koka, goditjen fillestare e ka marrë në përplasjen me barrierën mbrojtëse metalike dhe teksa ka fluturuar në ajër duke bërë dy­ tri rrotullime ka përplasur familjen Fisku.

Familja Fisku ndodhej e mbështetur te barriera mbrojtëse metalike dhe mjeti i ka ngjeshur shumë fortë në strukturën e saj. Për pasojë, Xhemili dhe Edlira u gjymtuan pasi u copëtuan nga barriera metalike e përbërë nga metal i mprehtë.

Ndërkohë, fatmirësisht përplasja fatale i shkaktoi dëmtime jo të rënda djalit 8­ vjeçar, i cili në momentet e fundit është tërhequr nga djali i xhaxhait të tij 20 vjeç, i cili ka qenë po ashtu me viktimat, shkruan Panorama. Ekspertët thanë se Kokës i është bërë menjëherë testi i alkoolit, por ka rezultuar negativ. Sikurse i është marr gjak për t’i bërë analizat, nëse ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Ndërkaq, dje familja Fisku u dha lamtumirën e fundit dy viktimave.

Etiketa: aksidentgolem
Pas

“Të shkarkohet Kryeprokurorja dhe të zgjidhet me 3/5 sipas Kushtetutës”, Bylykbashi debate në Komisionin e Ligjeve

Para

Bruno ka një ofertë për të gjitha vajzat: Kush e do (FOTO)

Para
Bruno ka një ofertë për të gjitha vajzat: Kush e do (FOTO)

Bruno ka një ofertë për të gjitha vajzat: Kush e do (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.