Policia ka arrestuar në flagrancë për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë 39 vjeçarin A.M.
Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë Sarandë-Borsh, pasi ky shtetas duke drejtuar motorrin tip “Piaxho” pa targa dhe nën efektin e pijeve alkoolike ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë është dëmtuar pasagjeri A.B., 30 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar (jashtë rrezikut për jetën).
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Discussion about this post