Policia ka identifikuar dhe ndaluar autorin e dyshuar të aksidentit me pasojë vdekjen e një shtetasi, ndodhur me 13 shkurt 2019.
Policia ka arrestuar shtetasin H.P., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi përplasi për vdekje 24-vjeçarin me iniciale G.H, u largua nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi policisë
Specialistët e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar hetimore, bazuar në provat shkencore të grumbulluara bënë identifikimin dhe ndalimin me iniciativë të autorit të dyshuar të aksidentit me pasojë vdekjen e shtetasit G.H., ndodhur më 13 shkurt 2019 në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, në fshatin Katund i Ri, ku pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes.
U bë ndalimi i shtetasit H.P., 51 vjeç, banues në Elbasan.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera, u proçeduan penalisht në gjendje të lirë dhe dy shtetas, për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Kallzim i rremë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
(M.Q/Faxweb.al)