Një person është plagosur si pasojë e një aksidenti në Korçë ndërsa janë përfshirë një makinë dhe një motorr.
Mësohet se personi i plagosur është drejtuesi i motorrit rreth 55 vjeç nga fshati Pirg, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, i cili është dërguar në spital nga vetë drejtuesi I mjetit pasi ka lajmëruar Policinë
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje ku po punon për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)