Një aksion i policisë dhe prokurorisë së Tiranës, ka sjellë sekuestrimin e një sasie prej 1 kg kokainë në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet. Policia ka arrestuar në zonën e “Myslym Shyrit”, të rinjtë, Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari dhe Ervin Rakipi.Policia dhe prokuroria e Tiranës, është në vijim e sipër të hetimit të këtij rasti të shpërndarjes dhe tregtisë së lëndëve narkotike të llojit kokainë në Tiranë.
Rasti është zbuluar përmes një agjenti të infiltruar të policisë, i cili është prezantuar si blerës i lëndës narkotike. Pazari me tre personat është bërë kundrejt një shume diku tek 30 mijë euro dhe në momentin kur palët do shkëmbenin kokainën dhe eurot, pikërisht në vendin ku e kishin lënë më parë të takoheshin, kanë ndërhyrë punonjësit e skuadrës së operacionale duke bërë arrestimin e tre personave.