Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar një aksion blitz në qytetin e Elbasanit.
Burime për Fax News bëjnë të ditur se janë arrestuar deri më tani tre persona. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar armë zjarri dhe fishekë.
Bëhet e ditur se aksioni është duke u zhvilluar momentalisht, ndërkohë që priten dhe arrestime të tjera. Sipas burimeve të policisë detajet dhe emrat do të bëhen publik në vijim.
Aksioni drejtohet nga drejtori i policisë së Elbasanit, Altin Qato. Po ashtu dyshohet se një nga personat e ndaluar kishte bombë me vete.
(M.Q/Faxweb)