Një aksion “blic” i Policisë së Gjirokastrës është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm Lazarat për zbulimin e kanabisit të mbjellë.
Burime bëjnë me dije për Faxweb se në dy banesa brenda në fshat janë zbuluar nga 40 rrënjë kanabisi. Konkretisht në banesen e Shkëlqime Rabaj u zbuluan 20 rrënjë kanabisi dhe po kaq edhe në oborrin e banesës së Bejeme Totos.
Pas kësaj forcat policore kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë dy gratë, njëra prej të cilave e moshuar dhe priten të ndërmerren procedurat ligjore ndaj tyre.
Nuk dihet nëse do të arrestohen apo jo, duke marrë parasysh dhe rrezikshmërinë e tyre të ulët.
Discussion about this post