13:35 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Trafik droge dhe pastrim parash, kontrolle që në mesnatë për kapjen e Klemend Balilit

09:28 | 10/12/2016
në Flash, Kryesore, Te Fundit
0
Trafik droge dhe pastrim parash, kontrolle që në mesnatë për kapjen e Klemend Balilit

Një aksion masiv për gjetjen dhe kapjen e Klemend Balilit, ka nisur në mesnatë. Në mbështetje të Policisë së Shtetit dhe forcave lëvizëse operacionale FLO, janë angazhuar rreth 200 forca policore të Policisë Sarandë dhe asaj të Gjirokastrës, referuar burimeve për “News24”.

Bëhet e ditur se policia po ushtron kontrolle territori në banesën dhe bizneset e “Escobarit të Ballkanit” (siç e cilësojnë mediat greke), pas informacioneve të marra në rrugë operative. Aksioni që ka ngritur “në këmbë” policinë, është shtrirë edhe në Delvinë dhe zonat përreth.

Aktualisht, prokurorët e Task Forcës, janë duke hetuar pasuritë dhe llogaritë bankare të Balilit, për t’ju drejtuar më pas Gjykatës me kërkesën për sekuestro konservative deri në përfundim të hetimeve ndaj tij. 

Operacioni vjen disa ditë pas autoritetet greke dorëzuan në Prokurorinë shqiptare një dosje voluminoze prej 10 mijë faqesh. Ndërkohë që dy ditë më parë, u bë e ditur se në fund të muajit Tetor u zhvillua një tjetër operacion për kapjen e tij, i cili nuk rezultoi i suksesshëm. Një grup i forcave të posaçme operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë u angazhua për kapjen pas informacioneve se një mbrëmje Balili do të kalonte me një automjet në qafën e gjashtës, në hyrje të qytetit të Sarandës.

Por policia mundi të ndalojë vetëm dy persona të afërm të tij. Burime për “TCH” u shprehën se informacioni i 6 javëve më parë për lëvizjen e Balilit në këtë aks ishte i saktë, por dyshohet se dështoi për shkak të dekonspirimit të operacionit.

operacioni

Pas

Sekuestrohen 1.5 ton marijuanë me vlerë 15 milionë euro, pranga 3 shqiptarëve në Bari

Para

Aurela Gaçe s’di nga t’ia nisë, flet për Abigail, Elian, Arditin, publikun: Telefoni u ndez flakë…(VIDEO)

Para
Aurela Gaçe s’di nga t’ia nisë, flet për Abigail, Elian, Arditin, publikun: Telefoni u ndez flakë…(VIDEO)

Aurela Gaçe s'di nga t'ia nisë, flet për Abigail, Elian, Arditin, publikun: Telefoni u ndez flakë...(VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Manja: Zjarret kriminale, kërcënim për turizmin dhe jetën në Lezhë

Vengu: Forcat Komando, 30 vite krenari e Forcave të Armatosura

“Rrugorja” e Lezhës bë bilancin për qershorin: U arrestuar 19 drejtues mjetesh dhe u vendosën rreth 3200 gjoba

Sezoni turistik – Policia monitoron zhurmat në zonat turistike në Gjirokastër, bizneset nën kontroll me matës akustik

Hyn në fuqi marrëveshja SHBA-BM për uljen e tarifave për prodhuesit britanikë të automjeteve

Kurti merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit në Shkup

Tentuan të fusin në Shqipëri mbi 22 mijë franga dhe 500 euro pa i deklaruar, procedohen dy persona

Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga bajpasi i Vlorës

Dortmund i prish punë Milanit, futet në garë për Ardon Jasharin! Brugge kërkon 35 mln euro

Aktakuzë në mungesë ndaj dy serbëve për krime lufte në Kaçanik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.