Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar spitalin Rajonal të Elbasanit nga ku ndoqi nga afër punimet për aksionin 100 ditor që konsiston me lirimin e hapësirave spitalore në shërbim të këtyre institucioneve.
Konkretisht prishje e çdo ndërtese që s’ka funksion spitalor brenda oborreve të spitaleve. Aksion që sipas saj konsiston edhe me rritjen e standartit të shërbimeve spitalore. Gjithashtu prezantoi edhe uniformat e reja për personelin e spitaleve që do të implementohen brenda 100 diteve në të gjitha spitalet e vendit.
E pranishme edhe deputetja e PS-së Evis Kushi që shprehu mbështetjen për këtë nisme dhe siguroi se këto aksione nuk di të kenë ngjyra politike kështuqë çdo do të ketë ndërhyrje në të gjitha hapësirat pavarësisht përkatesive politike të pronareve të subjekteve. (SHUPLAKA)