23:56 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aksioni antidrogë në Gjirokastër, arrestohen 3 persona. Mes tyre dhe pronari i një lokali

11:43 | 23/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
U kanos për shkak të detyrës, flet kryeinpektori i IMT-së në Durrës, Ardian Halili: Më erdhën në banesë

3 persona janë ndaluar në Gjirokastër dhe një tjetër është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Prita. Janë sekuestruar 30 kilogramë e 400 gramë Cannabis Sativa.

Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasve:

– I. R, 47 vjeç, banues në Tepelenë

– B.Sh, 45 vjeç,  banues në Tiranë.

– Besjan Valca 32 vjeç,  banues në Sarandë.

Valca është pronar i një lokali në Sarandë, ndërsa është arrestuar edhe më herët nga Policia me akuzën për falsifikim të parave.

Atij, i janë gjetur kartëmonedha të falsifikuara në vlerë prej 4600 eurosh.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se me automjetin me targa AA 523 DF  po transportohej  një sasi lënde narkotike, janë organizuar shërbimet për kapjen e autorëve.

Drejtuesi i automjetit kur ka  konstatuar se po ndiqej nga Policia, në afërsi të fshatit Sofratikë ka braktisur automjetin dhe është larguar duke përfituar nga errësira.

Nga kontrolli i automjetit  është gjetur një sasi prej 30 kilogramë e 400 gramë lendë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Policia ka ndaluar shtetasit e mësipërm  pasi dyshohen se janë bashkëpunëtorë në  këtë aktivitet pasi me automjetin me drejtues shtetasin B.V kryenin hapjen e rruges.

Gjithashtu është bërë shpallja në kerkim  e shtetasit

K.R, 25 vjeç, banues në Tepelenë, pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ka qënë drejtues i automjetit me targa AA 523 DF ku u gjet lënda narkotike.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër  për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/2  i Kodit Penal.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

‘’I kanë me gjak”, Rama i rikthehet takimit me banorët e Astirit në 2013-tën: Nuk janë shtëpi hallexhinjsh!

Para

Këmbëngul ARRSH: Janë sqaruar 60% e banorëve të prekur nga Unaza. Apeli që bën për qytetarët

Para
Tym, flakë, të plagosur/ Çfarë e ndezi revoltën e banorëve të Astirit, s’ka dorëzim: Ja kur do të mbahet protesta e radhës (FOTO+VIDEO)

Këmbëngul ARRSH: Janë sqaruar 60% e banorëve të prekur nga Unaza. Apeli që bën për qytetarët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.