Mbrëmjen e kaluar janë arrestuar 5 persona rreth orës 20:00 pasi gjatë një operacioni policor rezultoi se shpërndanin lëndë narkotike lloji i të cilës nuk është bërë i ditur.
Policia ka arrestuar shtetasit Aurel Tema, Gilmando Bami, Edvin Zalla banues në Fushe-Krujë, Elvis Qoku dhe Xhilion Xhemlloari banues në Tiranë ndërkohë mësohet se dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Gjthashtu sipas informacioneve në kuadër të këtij operacioni në cilësinë e provës material janë sekuestruar dhe telefona celular, lëndë narkotike dhe makina.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve
Operacioni nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, DVP Durrës, Komisariati i Policisë Krujë, DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Krujë.
Operacioni i ndjekur me metoda speciale te hetimit prej disa muajsh.
Goditet një grup që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një hetimi proaktiv disa mujor me metoda speciale të hetimit nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, u finalizua operacioni policor ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- B., 20 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë.
Xh. Xh., 24 vjeç, banues ne Tiranë.
- T., 19 vjeç, banues në Larushk, Fushë Krujë.
- Q., 25 vjeç , banues ne Tiranë.
- Z., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë
Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të këtyre shtetaseve, të cilët ishin duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa, të ndarë në doza të vogla, gati për shitje.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të ushtruar nga këta shtetas, si dhe për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Për arsye se operacioni është në vijim, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.
Discussion about this post