Perfundon aksioni i FNSH dhe Forcave Operacionale në Sarandë ku u ndaluan 10 persona për të cilët duyshohet se janë marrë me trafik ndërkombëtar të drogës.
Nën masa të rrepta sigurie 8 nga të arrestuarit janë shoqëruar drejt Krimeve të Rënda, ndërkohë që 2 prej tyre (femra) janë lënë në gjendje të lirë.
Gjatë orëve të paraditës Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar një operacion blic në qytetin e Sarandës ku kanë bërë të mundur shoqërimin e 10 personave.