Një operacion kundër veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, përveç Tiranës, Elbasanit, Durrësit, dhe disa qytete të tjera të vendit është zhvilluar mbrëmjen e kaluar.
Forcat RENEA të mbështetura nga disa grupe të FNSH, forcat “Shqiponja”, oficerë të krimeve të rënda gjithashtu dhe sektorit të krimit ekonomik kanë ushtruar kontrolle në kuadër të goditjes së paligjshmërisë kundër lojërave të fatit.
Raportohet se mbi 100 persona janë shoqëruar nga policia pas aksionit të befasishëm dhe bëhet me dije se të shoqëruarit janë kryesisht administratorë të lokaleve të ndryshme, që kanë pasur pika ku luheshin lloto gjatë viteve të fundit.
Gjatë kontrollit mësohet se efektivët kanë kërkuar edhe sekuestrimin e kamerave të lokaleve të ndryshme, sidomos në ato që dyshohen se në mënyrë të fshehtë, organizojnë edhe lojëra të palejuara të fatit.