Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aksionit të deputetëve të opozitës të cilët dolën ditën e sotme në terren për të denoncuar mbylljen e shkollave në disa zona të vendit.
Rama e cilësoi aksionin e opozitës si një shfaqje kukullash në mbrotje të klasave kolektive.
“Të pabesueshme shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive, një kancer që kemi nisur ta operojmë me guxim pasi u zhvillua prej tyre deri në absurd, duke i zhytur fëmijët në terrin e paditurisë dhe analfabetizmit me dëftesë.” shkruan Rama në Twitter.
(M.Q/Faxweb)