07:45 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aksioni i policisë, 211 të arrestuar, mbi 400 të shoqëruar. Sekuestrohen drogë e municione (Video)

19:58 | 15/10/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksioni i policisë, 211 të arrestuar, mbi 400 të shoqëruar. Sekuestrohen drogë e municione (Video)

Policia e Shtetit ka vijuar punën për rritjen e parametrave të sigurisë, për kontrollin e territorit, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafiqeve të paligjshme dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Me anë të një njoftimi për mediet, Policia bën me dije se gjatë javës që kaloi, janë arrestuar 211 persona ndërsa janë shoqëruar më shumë se 400.

Gjatë këtij aksioni, bëhet me dije se janë sekuesetruar armëë e municion luftarak, si dhe 1indra kilogramë drogë.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave për “Rritjen e parametrave të sigurisë, për kontrollin e territorit, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafiqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë kësaj jave në të gjithë vendin janë zhvilluar kontrolle nga FNSH e Policitë Vendore, janë ngritur e kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 211 personave, si dhe janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi 58 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë kapur 47 persona në kërkim kombëtar/ndërkombëtar.

Janë sekuestruar:

– 5 armë zjarri, 3 krehëra, 916 fishekë, 2 gëzhoja, 2 kallëpe lëndë plasëse TNT, 3 kapsolla elektrodetonatore, 1 granatë difensive

– 6 armë e ftohtë ( 3 thika, 3 leva metalike)

– 665 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa

Janë shoqëruar për verifikim 414 persona.

Po gjatë kësaj jave janë finalizuar 4 operacione të koduara:

– Më datë 11 Tetor në Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Precious“. Operacioni pas një hetimi disa mujor nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore 7 raste vjedhjesh (kasafortash, vlerash të mëdha monetare e sende të çmuara) të ndodhura në banesa.Njëri prej autorëve i kapur në flagrancë duke kryer një vjedhje në qytetin e Durrësit, ndërsa autori tjetër shpallet në kërkim nga Policia.

– Po më datë 11 Tetor në Vlorë, Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Twin”, ku është arrestuar një person që posedonte lëndë narkotike në banesë.

– Më datë 12 Tetor përsëri në Tiranë – Operacion antidrogë i koduar “Argjinatura”, ku u arrestuan në flagrancë tre shtetas dhe një tjetër u shpall në kërkim. U sekuestrua lëndë narkotike, armë zjarri, municion luftarak, automjet dhe aparate celularë.

– Më datë 13 Tetor në Lezhë, u finalizua operacioni “Vila”, ku u kapën në flagrancë nga policia 2 autorët e dyshuar në momentin që po nxirrnin materialet për t’i transportuar që kishin vjedhur në një vilë. Këta shtetas dyshohen dhe si autorë të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit duke garantuar ruajtje të anonimatit, reagim në kohë dhe të panashëm.

(B.B/ Faxweb.al)

Pas

Spiropali: U ndjeva e turpëruar nga sjellja e opozitës. Bojkoti i tyre një skenar i PD

Para

Luka Modriç: Kur mediat flisnin për largimin e Ronaldos, ne vendosnim baste në dhomat e zhveshjes

Para
Luka Modriç: Kur mediat flisnin për largimin e Ronaldos, ne vendosnim baste në dhomat e zhveshjes

Luka Modriç: Kur mediat flisnin për largimin e Ronaldos, ne vendosnim baste në dhomat e zhveshjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ukraina zgjeron prodhimin ushtarak, Zelensky: Duhet t’i kundërvihemi forcave ruse

Merz pranon kritikat: Evropa duhet të kishte bërë më shumë për mbrojtjen, me SHBA po përpiqemi t’i japim fund luftës në Ukrainë

Netanyahu konfirmon arritjen e armëpushimit në Siri: Kemi krijuar një politikë të qartë

Mavijosjet në dorë dhe ënjtja në këmbë, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të Trump

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.