05:59 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Aksioni i SPAK në Elbasan/ Bardhi: Banda ishte në shtabin e PS për vota, SPAK të hetojë ndikimin politik! Kush e emëroi motrën e 2 anëtarëve të grupit drejtoreshë të AZHT?

16:37 | 26/11/2024
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksioni i SPAK në Elbasan/ Bardhi: Banda ishte në shtabin e PS për vota, SPAK të hetojë ndikimin politik! Kush e emëroi motrën e 2 anëtarëve të grupit drejtoreshë të AZHT?

Opozita ka reaguar për operacionin e SPAK, ku u godit një organizatë kriminale e drejtuar nga Suel Çela dhe e akuzuar për shumë krime, trafik droge, të zbuluara nga përgjimet në SKY ECC.

Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, hedh dyshime të forta për lidhje politike të organizatës, duke përmendur edhe persona të tjerë, përveç njerëzve të drejtësisë dhe policisë që po heton SPAK-u aktualisht në një listë me 21 persona, mes tyre edhe dy gazetarë.

“SPAK ka provuar ndikimin e dyshuar të bandës së Elbasanit mbi policinë, drejtësinë apo median dhe ka zbadhur disa nga veprimtaritë kriminale të kësaj organizate kriminale. Për këtë, SPAK vlen të përgëzohet pa asnjë dyshim dhe e nxis të vijojë goditjet kundër krimit të organizuar. Por gjithashtu e nxis të veprojë pa kursyer asnjë anëtar të deklaruar apo të padeklaruar të krimit të organizuar, përfshirë ato që janë të veshur me pushtet politik”, shkruan Bardhi në rrjetin social Facebook.

Më tej ai thekson se gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama këto grupe “janë forcuar” ndjeshëm dhe “kanë vepruar të pashqetësuara”.

“Për këtë lehtësim nga shteti gjatë gjithë qeverisjes së Edi Ramës, ata kanë shërbyer në mënyrë të vijueshme si Shtabe Elektorale të Partisë Socialiste gjatë fushatave zgjedhore, duke blerë vota, duke intimiduar dhe kërcënuar qytetarët”, thotë deputeti i PD ndër të tjera.

Bardhi ngre edhe 4 pyetje publike, për të cilat SPAK thotë se duhet të hetojë, ku bie në sy emërimi i motrës së dy prej anëtarëve të organizatës, si drejtoreshë e një sektori.

“Adelajda Roka, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, vartëse direkte e Kryeministrit Edi Rama, rezulton se është njëkohësisht edhe motra e dy prej anëtarëve të Bandës së Elbasanit Marsel dhe Xhino Roka”, thotë deputeti.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

“SPAK ka provuar ndikimin e dyshuar të bandës së Elbasanit mbi policinë, drejtësinë apo median dhe ka zbadhur disa nga veprimtaritë kriminale të kësaj organizate kriminale. Për këtë, SPAK vlen të përgëzohet pa asnjë dyshim dhe e nxis të vijojë goditjet kundër krimit të organizuar. Por gjithashtu e nxis të veprojë pa kursyer asnjë anëtar të deklaruar apo të padeklaruar të krimit të organizuar, përfshirë ato që janë të veshur me pushtet politik!

Është fakt se ndikimi i krimit të organizuar në jetën shoqërore dhe politike të vendit është forcuar së tepërmi gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Grupet kriminale jo vetëm kanë vepruar të pashqetësuara, por njëkohësisht janë fuqizuar ekonomikisht, si dhe kanë pushtuar/diktuar emërimet në pozicionet kyçe të qeverisjes së vendit. Për këtë lehtësim nga shteti gjatë gjithë qeverisjes së Edi Ramës, ata kanë shërbyer në mënyrë të vijueshme si Shtabe Elektorale të Partisë Socialiste gjatë fushatave zgjedhore, duke blerë vota, duke intimiduar dhe kërcënuar qytetarët.

Pyetjet që mbeten ende pa përgjigje dhe që duhet të marrin një reagim institucional sa më parë, që SPAK të jetë i besueshëm, janë:

-Po me politikën a kanë patur ndikim apo bashkëveprim Banda e Elbasanit?

-Kush e emërojë motrën e anëtarëve të bandës së Elbasanit në krye të agjencisë më të rëndësishme shtetërore, në një nga sektorët që rezulton të jetë më i përdoruri për të pastruar paratë e organizatave kriminale – sektori i ndërtimit? Znj. Adelajda Roka, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, vartëse direkte e Kryeministrit Edi Rama, rezulton se është njëkohësisht edhe motra e dy prej anëtarëve të Bandës së Elbasanit Marsel dhe Xhino Roka. SPAK duhet të hetojë kush ia propozoi Edi Ramës emërimin e saj si Drejtore e Përgjithshme e AZHT dhe pse Edi Rama e emëroi menjëherë dhe pa asnjë kundërshtim?

-A ka patur ndërhyrje nga politika gjatë veprimeve të aksionit OFL për anëtarët e kësaj bande?

-A kanë qenë anëtarët e kësaj bande “Shtabi Elektoral i Partisë Socialiste në Elbasan” gjatë zgjedhjeve të 2021 dhe cfarë po bëhet me kallëzimin e depozituar nga PD për këtë qëllim që në 7 Prill 2021, ku secili prej tyre ka qenë i indentifikuar me emër dhe mbiemër?

Vetëm përgjigja e shpejtë ndaj këtyre pyetjeve do ta bënte të besueshëm hetimin e SPAK, duke na treguar të gjithëve se ky hetim nuk është detyrim me përcaktim i agjencive ligjzbatuese të huaja, por arritje e pjekurisë institucionale të prokurorisë së posaçme. Për interesin publik, të cilit duhet të mbrojë prokuroria e posaçme, politikanët që i shëbejnë krimit të organizuar apo ndërveprojnë me ta, janë shumë herë më të rrezikshëm sesa vetë anëtarët e organizatave kriminale. Këta të fundit, pa mbështetjen e pushtetit apo politikës, është më e lehtë të bien në rrjetën e drejtësisë dhe e kanë shumë më shumë të vështirë të kryejnë aktivitetin e tyre kriminal”.

Pas

Lufta në Lindjen e Mesme/ Udhëheqësit e G7 thirrje për ‘armëpushim të menjëhershëm’ në Liban

Para

Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit

Para
Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit

Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.