Ditët e fundit ka pasur një sërë aksionesh në bizneset e jugut nga ana e drejtorisë së tatimeve, ku një pjesë e këtyre bizneseve janë mbyllur për shkak të mos-lëshimit të kuponit tatimor.
Po a është kjo mënyra dhe forma e duhur për të luftuar informalitetin? Për aktivistin Erion Kristo, jo! Ai shprehet se e gjitha kjo që po ndodh është një gjest antishqiptar, i cili dëmton rëndë operatorët turistikë.
Kristo shkruan më tej se aksionet e shtetit nuk duhet të bëhen me aksione të nisura nga reagime të pushuesve në facebook, dhe ky regjim ëshrtë hajdutror sa kohë që i fal Vilma Nushit 3 milionë euro për Check up-in.
Reagimi i Kristos:
Mbyllja e shume pikave turistike per 30 dite ne kulmin e sezonit, nga ana e tatimeve, eshte si te rrahesh dhendrin ne muajin e mjaltit. Hotelet dhe lokalet tona punojne vetem 30 dite ne vit.
Mbyllja e tyre eshte nje akt terrorist antishqiptar. Eshte per te ushtruar terror; ska asnje logjike ekonomike; demton rende operatoret turistike; behet pikerisht pas premtimit se nuk do kishte kontrolle financiare, as gjoba.
Mund te imponohej kujdesi financiar pa shkaterruar financen. Politikat e shtetit nuk behen bazuar ne statuse fejsbuku te paverifikuara.
Ky regjim hajduteror qe i fal shoqes 3 milion euro se nuk ka fituar aq para sa donte nga Check Up-i kerkon qimen ne veze te te tjeret.
(E.K/FAXWEB.AL)