06:17 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Aksioni kundër informalitetit, Ahmetaj LETËR të hapur për bizneset

18:27 | 26/09/2017
në Ekonomi, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush paguan principalin, i fshihen gjobat për kontributet shoqërore

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka shkruar një letër të hapur drejtuar biznesmenëve, kjo në kuatër të nisjes së aksionit kundër informalitetit.

Përmes kësaj letre, Ahmetaj sqaron bizneset lidhur me aksionin ndërsa u kërkon biznesmenëve të japin idetë, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre.

Po ashtu u premton edhe një tryezë diskutimi në ditët në vijim.

“Me bindjen që informaliteti është një sfidë që e ndajmë së bashku, unë ju ftoj ta përmirësojmë eksperiencën tonë të deritanishme për të ndërtuar një realitet të ri të zbatimit të ligjit. Çdo sugjerim, ide, rekomandim konkret i juaji në këtë drejtim, është më se i mirëpritur për ta ndarë në një tryezë të përbashkët diskutimi në ditët në vijim.”, shkruan ministri.

Ahmetaj tregon se ku do të fokusohet aksioni në terren, paralelisht me të cilin do të zhvillohet edhe një tjetër reformë e rëndësishme e lehtësimit të procedurave në favor të përmirësimit të klimës së biznesit.

LETRA E AHMETAJT

Të nderuar,
Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të prezantojë së shpejti planin e detajuar të aksionit për vazhdimin e betejës kundër informalitetit në ekonomi, si një nga prioritetet tona kryesore përgjatë mandatit të parë dhe që do të vijojë të mbetet i tillë edhe në katërvjeçarin e ardhshëm.

Ne mbetemi këmbëngulës në zbatueshmërinë e ligjit, për garantimin e rregullave të drejta e të barabarta në një treg të hapur e konkurrues, por në të njëjtën kohë, tejet mbështetës e bashkëpunues me biznesin sepse në këtë betejë, ne dhe sipërmarrja qëndrojmë në të njëjtën anë.

Tashmë kemi një eksperiencë të suksesshme nga viti i kaluar, me hartimin e paketës së thjeshtuar të mbi 42 procedurave tatimore e doganore, krahas një sërë lehtësish të tjera të prezantuara në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit. Angazhimi ynë në këtë drejtim, vijon edhe me një tjetër reformë thelbësore në favor të sipërmarrjes, dhe rregullimin e tregut përmes reduktimit të numrit të lejeve/licencave dhe autorizimeve si dhe dokumenteve që kërkohen nga zyrat e shtetit për përfitimin e një shërbimi apo të drejte.

Qasja jonë për betejën pa kushte dhe me zero tolerancë kundër informalitetit, ka hyrë në një stad të ri, në përgjigje të të cilit do të duhet të kalojmë edhe në një fazë të re të përgjegjësisë tatimore, bazuar tek rritja e pajtueshmërisë ndaj zbatimit të ligjit, vetëkorrigjimi, vullnetarizmi dhe transparenca.

Strukturat në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Inspektorati i Punës do të organizohen në grupe të përbashkëta, të orientuara nga analiza e profileve të riskut të sektorëve dhe bizneseve brenda tyre duke pasur në fokus të gjithë zinxhirin e transaksioneve nga biznesi i madh deri tek konsumatori final. Punësimi e siguria në punë, do të kenë një vëmendje të posaçme brenda aksionit.

Me bindjen që informaliteti është një sfidë që e ndajmë së bashku, unë ju ftoj ta përmirësojmë eksperiencën tonë të deritanishme për të ndërtuar një realitet të ri të zbatimit të ligjit. Çdo sugjerim, ide, rekomandim konkret i juaji në këtë drejtim, është më se i mirëpritur për ta ndarë në një tryezë të përbashkët diskutimi në ditët në vijim. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Arben Ahmetajbiznesetleter
Pas

Grante për vetëpunësimin, Qeveria zvicerane dhe PNUD mbështesin të rinjtë

Para

Ministri Bushati prezanton projekt-ligjin për pakicat kombëtare

Para
Ministri Bushati prezanton projekt-ligjin për pakicat kombëtare

Ministri Bushati prezanton projekt-ligjin për pakicat kombëtare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.