23:24 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aksioni në Elbasan, Policia: Janë arrestuar 5 persona (DETAJE)

10:22 | 08/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksioni në Elbasan, Policia: Janë arrestuar 5 persona (DETAJE)

Policia e Elbasanit ka dhënë versionin zyrtar në lidhje me operacionin e zhvilluar mbrëmë. Sipas policisë në sajë të operacionit “POROSIA” janë arrestuar 5 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.  Përveç municoneve, tritolit të arrestuarve iu është sekuestruar 1.5 kilogramë drogë dhe llojit hashash. 

DETAJE:

Goditet një grup i strukturuar kriminal – Arrestohen 5 persona, sekuestrohet lëndë plasëse, lëndë narkotike, municione luftarake dhe vlera monetare Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Elbasanit në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit dhe Prokurorinë e Elbasanit, në kuadër të procedimit penal të referuar nga Policia lokale, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “POROSIA”.

Si rezultat i këtij operacioni të finalizuar me sukses pas një hetimi disa mujor me metoda speciale, u arrestuan në flagrancë 5 shtetas dhe 1 u shpall në kërkim. Ata janë: – Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, banues në Pogradec; – Kristi Maxhari, 21 vjeç, banues në Pogradec; – Kristian Petani, 22 vjeç, banues në Pogradec; – Edmond Abazi, 39 vjeç, banues në fshatin Hudenisht, Pogradec; – Gazmor Kokla, 39 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh.

Arrestimi i tyre u krye nga forcat e posaçme në disa ndërhyrje në Pogradec dhe në Gramsh. Shtetasve Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari u janë gjetur dhe sekuestruar 82 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse, e llojit tritol. Shtetasit Edmond Abazi i është gjetur dhe sekuestruar 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Gazmor Kokla, në Gramsh janë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 pushkë me 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si dhe sasi e konsiderueshme lekësh. Gjithashtu në kuadër të këtij procedimi penal është shpallur në kërkim shtetasi E.H., 20 vjeç banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm. (J.V/Faxweb)

Pas

“Nje kafe në Credins”, eksperienca e klientëve në degë në fokus të Drejtuesve Ekzekutivë

Para

‘Në djall vaftë ekstradimi’, provokon Izet Haxhia. Në cilin shtet ndodhet ish-truproja e Berishës?!

Para
‘Në djall vaftë ekstradimi’, provokon Izet Haxhia. Në cilin shtet ndodhet ish-truproja e Berishës?!

‘Në djall vaftë ekstradimi', provokon Izet Haxhia. Në cilin shtet ndodhet ish-truproja e Berishës?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.