FNSH dhe RENEA kanë nisur që prej mëngjesit të sotëm një seri kontrollesh në zonën e Niklës në Krujë, në kërkim të personave të rrezikshëm, si dhe armëve dhe municioneve.
Nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë lëshuar më shumë se 20 urdhër kontrolle banesash, mes të cilave dhe banesa e Durim Bamit, i cili është një personazh mjaft i njohur dhe për rrethin e politikës në vendin tonë.
Durim Bami ka pranuar kohë më parë se ai ishte paguar për të vrarë deputetin Tom Doshi, çështje kjo që u hodh poshtë më vonë nga ana e prokurorisë dhe gjykatës. Bami sipas prokurorisë kishte bërë një deklarim të rremë, dhe se atentati ndaj Doshit, ishte një sajim i vetë deputetit për të bërë fajtor më pas presidenti Ilir Meta, që asokohe ka pasur një konflikt me Doshin. Për këtë akuzë Bami pritet të dënohet me disa muaj burg, për deklarim të rremë, ndërsa si negociator mes tij dhe Doshit ka qenë Mark Frroku.
Nuk dihet nëse sot është gjetur ndonjë sasi lëndësh narkotike apo municionesh në banesën e tij, pasi operacioni është ende nën vazhim. Në drejtim të tij theksojmë se është vetë drejtuesi i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, dhe janë përfshirë rreth 20 mjete të blinduara.
(E.K/FAXWEB.AL)