04:23 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aksioni në Veri/ Jepet masa për të ndaluarit, reagon Rusia: Po provokohen tensione ndëretnike

14:11 | 28/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksion në veri të Kosovës, plagoset një efektiv. Në pranga zyrtarë dhe policë

Policia e Kosovës sot ndërmori një aksion të gjerë në vend kundër kontrabandës e krimit të organizuar duke arrestuar dhjetëra zyrtarë, përfshirë edhe policë në veri të vendit.

Nga ky operacion u vunë pas hekurave 19 punonjës policorë – 11 serbë, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë.

Policët e arrestuar në aksionet e sotme policore në vend janë dërguar në paraburgim dhe mësohet se u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, raporton KTV.

Ndërkohë lidhur me aksionin e policisë kosovare ka reaguar edhe ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, duke thënë se arrestimi i disa serbëve në veri të Kosovës është një provokim që po e bënë Kosova.

Zëdhënësja e kësaj ministrie, Maria Zakharova, ka thënë se këto veprime të palës kosovare po vijnë se pasojë e mos reagimit të BE-se dhe SHBA-së.

“Zyrtarët e Kosovës tashmë janë mësuar që askush nuk reagon ndaj provokimeve të tyre”, ka thënë ajo.

Sipas tyre, ky moment i ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në Veri, është zgjedhur pikërisht në kohën kur presidenti serb, Aleksander Vuçiç, po fliste në parlamentin serb për çështjen e Kosovës.

“MPJ e Rusisë u bënë thirrjeve udhëheqësve ndërkombëtare në Prishtinë, që të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit”, thuhet ndër të tjera.

Zakharova ka thënë se kjo ndërhyrje e forcave speciale të Kosovës në komunat serbe dërgon në “përshkallëzim të tensioneve ndëretnike, që privojnë përpjekjet shumvjeçare të komunitetit ndërkombëtar për të zgjidhur në mënyrë paqësore gjithë konfliktin”, raporton gazeta express.

Për aksionin të Policia e Kosovës në veri, ka reaguar më herët edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi I cili tha ndër të tjera për mediat kosovare se është arrestuar edhe një shtetas rus, i cili është punonjës e i misionit të UNMIK-ut.

Nderkohe, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-u ka kërkuar lirimin e dy punonjësve të vet të cilët janë ndaluar sot gjatë operacionit të zhvilluar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në veri.

Përmes një publikimi për media, nga UNMIK kanë deklaruar se po përcjellin me shqetësim zhvillimet e fundit në Kosovë.

“UNMIK-u po përcjell me shqetësim të madh zhvillimet në veri të Mitrovicës sot, duke përfshirë këtu ndalimin e dy personave që janë punëtorë të UN gjatë aksionit të Policisë. Të dy pjesëtarët e stafit janë transferuar në spital për trajtim të lëndimeve. Ne jemi duke shikuar rrethanat e sakta në koordinim të plotë me të gjitha organizatat ndërkombëtare në terren”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e UNMIK-ut.

Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin ka bërë thirrje për lirim të menjëhershëm të stafit të UNMIK-ut, duke shtuar se “çdo lëndim i pjesëtarëve të UNMIK-ut do të ketë përgjigje të lartë ligjore diplomatike dhe ndërkombëtare”.

Ndërkohë mësohet se dy pjestarë të Policisë së Kosovës janë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës pas aksionit të sotëm në veri.

Drejtori në Spitalin e Mitrovicës, Zahir Musa, ka thënë se një polic, i cili është plagosur gjatë këtij aksioni, është duke u trajtuar në repartin e kirurgjisë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, një koleg i tij i cili kishte qenë afër tij, ka marr disa gërvishtje dhe është duke u trajtuar në këtë spital.

Musa ka thënë se pas marrjes së terapisë, ata do të lirohen për trajtim në shtëpi.

Sipas Drejtorit në Spitalin e Mitrovicës, janë disa policë të tjerë të cilët janë duke u trajtuar në këtë spital por që sipas Musës, asnjeri prej tyre nuk ka lëndime serioze.

Rreth 30 persona janë arrestuar të martën nga aksioni i gjerë i Policisë së Kosovës shumica pre3j të cilëve janë zyrtarë. Në mesin e të arrestuarve ka komandantë policie, policë e doganierë.

Vetëm në rajonin e Prizrenit mësohet se janë arrestuar katër doganierë e shtatë kontrabandistë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: 38 te arrestuaraksioni ne kosovearrestimi i 2 punonjesve te unmikministria e jashtme ruseoperacioni ne veri te kosovesreagon rusiareagon unmik
Pas

Video epike/ Edi Reja rrëzohet keq pas konferencës për shtyp

Para

Kosova në shtetrrethim, dalin pamjet e rralla të operacionit në Veri (VIDEO+FOTO)

Para
Kosova në shtetrrethim, dalin pamjet e rralla të operacionit në Veri (VIDEO+FOTO)

Kosova në shtetrrethim, dalin pamjet e rralla të operacionit në Veri (VIDEO+FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.