Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka mbërritur para pak minutash në selinë blu, ku do të zhvillojë një takim me kryeopozitarin Lulzim Basha.
Në takim pritet të diskutohet mbi ecurinë e aksionit të opozitës, dhe rrugët për të rikthyer në normalitet situatën institucionale në vend.
Ndërkohë gjatë ditës së nesërme Basha pritet që të takojë aleatët e vegjël, më të cilët ka pasur disa mosmarrëveshje të vogla, për shkak të datës 13 Tetor, të dekretuar nga ana e presidentit.
PD vendosi që të mos bënte asnjë hap për regjistrimin në këto zgjedhje, pavarësisht se nga vetë KQZ nuk nisën procedurat për regjistrim.
Pas rënies të të gjitha afateve për 13 Tetorin, dhe këmbënguljes së socialistëve se zgjedhjet parlamentare do të mbahen vetëm në qershorin e vitit 2021, opozitës duket se i mbetet në dorë vetëm rikthimi i protestave kombëtare.
(E.K/Faxweb.al)