Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me vijimin e aksionit për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Duke e cilësuar operacionin si të pandalshëm, Rama theksoi se puna po vijon “pa pushim”.
“Vazhdojmë, papushim”, shkruan Rama, duke lënë të kuptohet se pastrimi i hapësirave publike në Tiranë do të vijojë me të njëjtin ritëm dhe vendosmëri.
“U lutemi komentatorëve që brenda mundësive të bëjnë ca durim, por edhe po s’mundën, i përshëndesim me mirëkuptim.”