Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion prej dy ditësh për sekuestrimin e makinave të blinduara.
Pas kontrollit në terren nga policia janë sekuestruar 10 automjete të blinduara, ndërsa në sitë kanë kaluar mbi 400 automjete.
4 automjete janë sekuestruar dhe pritetet akt bllokimi i tyre ndërsa 6 automjete të tjere janë në proces verifikimi.
Sa i përket atyre të sekuestruara, i përkasin personave që janë në listen e Opercionit Forca e Ligjit, prara persona me precedent te meparshem.
Lajmi i sekuestrimit të makinave konfirmohet nga blutë e Vlorës, ndërsa makinat e sekuestruara i përkasin shtetasve me dyshime për burimin pasuror të tyre.
Makinat e sekuestruara janë në proces verifikimi dhe do të bëhet verifikimi i dokumentacionit të tyre.
Discussion about this post