Sot ishte dita e katërt e aksionit të Bashkisë së Tiranës për ujin e pijshëm. Vetëm gjatë ditës së sotme janë ndërprerë 318 lidhje të paligjshme dhe vendosur 32 gjoba.
Në verifikim kanë qenë 997 abonentë në Kombinat, Pallati me Shigjeta, Rrug e Kavajës, Babrru dhe Dajt. Ndërsa ka filluar lidhja e kontratave të reja për ujin, ka pasur disa persona të shoqëruar nga polici.
“Gjatë kontrolleve janë identifikuar dhe shkëputur 318 raste të lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, ku uji i pijshëm përdorej për ujitje, ndërsa kanë vendosur 21 gjoba për familjarë dhe 11 të tjera për biznese të ndryshme.
Një pjesë e këtyre rasteve janë referuar në organet ligj zbatuese të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, ndërsa është bërë edhe shoqërimi i tre personave në polici.
Gjithashtu, falë masave të marra nga Bashkia e Tiranës dhe ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime, janë lidhur një numër i konsiderueshëm i kontratave të reja.”, thuhet në njoftimin e bashkisë.
Sakaq, bashkia u ka lënë qytetarëve një numër në dispozicion 0800 44 88, ku ata që kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm apo konstatojnë raste të lidhjeve të paligjshme, të mund të telefonojnë. (D.D/Shuplaka)