Sot në studion e Faxneës ka qenë i ftuar demokrati Ibsen Elezi, për të folur në lidhje me situatën në PD dhe aksionin opozitar.
Elezi tha se aksioni politik i PD është i vonuar, dhe se duhet të ketë një strategji dhe plan.
Elezi ishte kritik kur shtoi se organizimi i brendshëm në PD po çalon, edhe pse ishte paralajmëruar që shtatori do të ishte muaji i protestave që do të rrëzonin qeverinë e Edi Ramës. Sa i takon bashkëpunimit me Partinë e Lirisë ai i qëndron mendimit të shprehur edhe më herët duke e cilësuar si një turp.
Ibsen Elezi: Në momentin kur dikush flet duhet të mbaje fjalën. Ajo cfarë është e detyrueshme për PD është se aksioni opozitar duhet të ketë një strategji dhe plan.
Deri tani është thënë se shtatori do jetë muaji i protestave që do e ve qeverinë pas murit. Deri tani nuk ka, në horizont nuk duket dhe e dyta organizimi i brendshëm i PD po calon.
Unë kam kontakte me shumë demokratë. Besimi formohet nga aksioni dhe veprimi. Aksioni politik i PD në një vit që nga shtatori i vitit të kaluar kur PD mori një aksion për demokratizimin e PD.
Unë nuk kam qenë pjesë e foltores se nuk doja të bëhesha pjesë e nje lëvizjeje që mund të dështonte ditën e nesërme Dhe po ka dështuar ne thelbin e vetë. Fakti që në një vit kanë vetëm një proteste.
Kemi edhe një të dytë me PL…
Që nga 2018 e kam quajtur një turp bashkëpunimin me LSI, me Ilir Metën. Nuk dua ti rikthehem edhe një herë.
Është një bashkëpunim zori. Aksioni politik i PD është i vonuar, strategjia dhe plani lidhet edhe me ecurinë e zgjedhjeve lokale. PD është me vonesë dhe mungesë të aksionit politik. Duhet të gjejnë një zgjidhje dhe kjo mbetet për tu parë.
Meta dhe Berisha bashkë në zgjedhje?
Kujtojnë se funksionon matematike në aksionin politik. Një pjese e njerëzve vital në PD kur shohin bashkëpunimin me LSI zbehen, i sjellin humbje PD.