Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, e konsideroi një akt të pashembullt terrorist, arrestimin e Presidentit të kësaj partie, Ilir Meta.
Blushi tha se ky akt u ndërmorr me urdhër të kreut të SPAK, që e krahasoi me Bin Ladenin.
“Këta kriminele dhe banditë e kanë personale me të gjithë shqiptarët, këtë akt terrorist të dhunshëm që ndërmorën ndaj ish-Presidentit Ilir Meta, duke kënaqur egon e kryekriminelit Edi Kristaq Rama. Akti i sotëm nuk është gjë tjetër veçse një shpallje lufte ndaj opozitës, që nga ky moment i ka dy drejtues të ndaluar.
Duke qenë akt lufte dhe tejkalimi i çdo vije të kuqe, do marrë përgjigje të pamëshirë nga populli opozitar nga të katërta anës e botës.
Për fat të keq të gjithë ata që mund të shpresonin te suksesi i reformës në drejtësi, sot besoj u bindën se në këtë vend nuk ka drejtësi. Kur ky akt kriminal, në mes të ditës, para qindra qytetarëve ndodh me një ish-president të republikës, imagjino c’mund të ndodhë me një qytetar të pambrojtur.
Kjo nuk është beteja personale e Ilir Metës por e gjithë qytetarëve të ndeshëm që e duan kombin shqiptarë.
Ndaj ilir metës nuk ka asnjë akuzë të mbështetur mbi fate dhe prova. Nuk ka asnjë provë, dokument, që e implikon atë qoftë dhe një fije floku afere korruptive. Gjithçka ka të bëjë me një proces të inskenuar”, tha ai.