Vetëm një ditë më parë, prokuroria dha pretencën për studentët të cilët qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama, kur u hartua drafti për Reformën në Arsim në 2015-ën.
Studentët u dënuan me 60 orë punë vullnetare, mirëpo sot një nga studentët Klodi Leka, shprehet se mesditën e sotme disa persona i kanë sulmuar me shashka.
“Dy tipa të çuditshëm me motor ndalojnë në hyrje të qendrës tonë sociale ‘Logu i Shkëndijës’ dhe gjuajnë shashka me zhurme te forte. Pastaj ia mbathin me shpejtesi. Kjo situate, me shume se dramatike, eshte komike. Jane mbledhur bashke mbeturinat e nje sistemi qe po jep shpirt te na luftojne. Por heres tjeter nuk do te ikin, do ti kapim dhe rrahim me argumente e arsyetime, me shpresen qe te behen njerez te mire dhe rradheve tona ti shtohen ca trima”, tregon i riu.
Gati dy vjet më parë, kryeministri po dilte nga Fakulteti i Shkencave Sociale kur një grup studentësh nisën ta shajnë dhe më pas një vajzë e qëlloi e para me vezë. “Kryeministër hajdut, plehrë, sharlatan”, thërrisnin, teksa të gjithë godisnin me vezë.
Studetët reaguan në këtë mënyrë si shenjë proteste dhe pakënaqësie për reformën e arsimit, e cila sipas tyre pasuron Universitetet private në kurriz të atyre shtetërorë.
Discussion about this post