Prej disa ditësh Bashkia e Tiranës ka paraqitur rritjen e çmimin e ujit të pijshëm dhe kërkon miratimin nga e ana e Këshillit Bashkiak.
Nga kjo rritje Erion Veliaj deklaroi se qytetarët do të paguajnë më pak sesa çmimi i një gazete dhe sipas kjo ishte e domosdoshme pasi do të merret një kredi që do të bëjë një sistem të ri që mund të furnizojë Tiranën me 24 orë ujë.
Por si qëndron llogaritja sipas shifrave të reja?
Aktivistja Rezearta Çaushaj ka përllogarritur çmimin e ujit të pishëm të një fature sipas tarifave të reja të publikuara nga Bashkia e Tiranës.
Ashtu siç duket edhe në faturën e mëposhtme fatura ka pësuar një rritje dhe kjo nuk është e paktë. Sipas aktivistes qytetari do të detyrohet që të paguajë 47% më shumë në krahasim me trafiat e vjetra.
Nga 9.300 lekë të vjetra që duhet të pagunte qytetari për konsumin e ujit sipas tarifave të vjetra, me tarifat e reja duhet të paguajë 13.630 lekë.
“Kur pati deficit financiar Berisha i tha Bankës së Shqipërisë bli hotel Dajtin, ndërsa Bashkisë së Lulzim Bashës i tha bli Lana Bregasin. Që të mbushte deficitin, Basha e la peng ujësjellësin në një bankë të nivelit të dytë. Ne na duhet të marrim një kredi në rastin e një reforme që do sillte ujë 24 orë. Duhen 220 milion euro, e pamundur të të financojë njeri kur nuk ke të ardhura”, u shpreh Veliaj.
Sjellim në vëmendje që çmimi i ujit në Tiranë do të rritet nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3 për familjarët dhe nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3 për bizneset.
(J.V/Shuplaka)