Për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm sizmik, shkollat në Thira, Ios, Anafi dhe Amorgos do të qëndrojnë të mbyllura deri të premten, më 21 shkurt, njoftoi kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili rekomandon që banorët e ishujve të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet për të shmangur grumbullimet brenda ndërtesave dhe për të mos iu afruar ndërtesave të braktisura apo zonave që kanë probleme stabiliteti.
Njëkohësisht, ai kujtoi se sot, të dielën, komisioni kompetent do mblidhet sërish për të vlerësuar të dhënat për një zgjatje të re të mundshme të masave.