08:30 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Aktivitetet profesionale me rritjen më të madhe në ekonomi në tre dekadat e fundit, kalojnë bujqësinë dhe tregtinë

07:59 | 11/04/2025
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aktivitetet profesionale me rritjen më të madhe në ekonomi në tre dekadat e fundit, kalojnë bujqësinë dhe tregtinë

Nga të gjitha aktivitet ekonomike që formojnë Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), përgjatë tre dekadave të fundit është rritur ndjeshëm kontributi i “Aktivitete profesionale, shërbime mbështetëse”.

Ky aktivitet ekonomik përfshin përgjithësisht profesionet e lira, avokatë, ekonomistë, kontabilistë, shërbime profesionale, dentistë, konsulenca, aktivitete të arkitekturës, inxhinierisë, etj.

Sipas të dhënave të INSTAT aktivitet profesionale kontribuuan me 0.93 për qind në PBB-më totale në vitin 1995, teksa vitin e kaluar pesha e këtij grupi arriti në 7.4 % të PBB-së.

Aktivitetet profesionale kishin rritjen më të madhe të peshës së tyre në ekonomi në raport me degët e tjera të mëdha të ekonomisë, të tilla si bujqësia dhe tregtia.

Shqipëria doli nga regjimi ekonomik me një cikël ekonomik tërësisht të mbyllur ku ofruesi i vetëm i shërbimeve dhe mallrave ishte shteti. Me përfshirjen e vendit në ekonominë e tregut, nisi sipërmarrja e lire dhe pesha e sektorit privat në ekonomi nisi të rritej dhe bashkë më të edhe profesionet e lira. Nevoja për shërbime avokatie, noterie, konsulenca, auditim, etj u rrit ndjeshëm vit pas viti, duke zgjeruar ndjeshëm peshën e këtyre aktiviteteve në ekonominë e vendit.

Shërbimet profesionale vit pas viti bëhen gjithnjë e më të kërkuara duke u shndërruar një zë më peshë në ekonomi. Vitet e fundit shumë nga aktivitetet profesionale u nxitën nga ndryshimi i modelit ekonomik të vendit

Rritja e sektorit të ndërtimit vitet e fundit ka shtuar ndjeshëm kërkesë për shërbime profesionale të tilla si projektim, arkitekture, inxhinieri, konsulencë, etj.

Sektori i turizmit gjithashtu ka nxitur edhe një seri aktivitetesh profesionale të tilla si shërbimet e pastrimit, kontabilitetit dhe guidave turistike, studime të tregut, konsulenca e etj.

Prej me më shumë se 34 vitesh në ekonominë e tregut bizneset po marrin shërbime jashtë kompanisë. Psh departamentet e marketingut bëhen me agjenci. Në vend të që të punësojnë juriste, bizneset paguajnë zyra juridike për përfaqësim. Gjithashtu çështjet e ndërlikuara të pronësisë kanë rritur kërkesën për shërbime juridike.

Gjithashtu në dekadën e fundit për shkak të plakjes së popullsisë dhe rritjes së pjesëmarrjes së grave në tregun e punës është rritur ndjeshëm kërkesa për kujdestar shtëpie etj. Të dhëna të krahasueshme tregojnë se Aktivitete Profesionale në Shqipëri kanë peshë më të lartë në PBB se në vendet e tjera të Rajonit, me përjashtim të Serbisë e Malit të Zi./ Monitor

Pas

Transformimi i tregut të punës/ Raporti global i Aftësive 2025, “alarmi’ që duhet të dëgjojë edhe Shqipëria

Para

“Nisim udhëtimin drejt fitores!”/ PD çel sot fushatën, LaCivita krah Berishës në sheshin Nënë Tereza

Para
“Nisim udhëtimin drejt fitores!”/ PD çel sot fushatën, LaCivita krah Berishës në sheshin Nënë Tereza

“Nisim udhëtimin drejt fitores!”/ PD çel sot fushatën, LaCivita krah Berishës në sheshin Nënë Tereza

 



Të Fundit

Ngecja e bisedimeve bërthamore SHBA-Iran, rritet rreziku për përshkallëzim dhe sanksione

Investimet publike në ngërç: Bashkitë realizojnë vetëm 5% të planit vjetor në tremujorin e parë

Zelensky: Rusia ende nuk e ka dorëzuar memorandumin e premtuar

Horoskopi për ditën e sotme, 30 maj 2025

Shtëpia e Bardhë shpreson që Rusia dhe Ukraina të zhvillojnë bisedime në Stamboll javën e ardhshme

Parashikimi i motit për sot, data 30 maj 2025

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.