Aktorët e Teatrit Kombëtar në bllok janë shprehur kundër ministres Mirela Kumbaro.
Ka qenë aktori Genc Fuga ai që ka postuar një foto ku shihet së bashku me regjisorin e ‘’Portokallisë” Altin Basha.
Ai shkruan se një pjesë e mirë e aktorëve kanë nënshkruar kundër lëvizjes së TK-së. Po ashtu në sfond shihet edhe aktori i madh Robert Ndrenika.
‘’Sot filloi një proces! Një pjesë e madhe e komunitetit tonë firmosi peticionin kundër lëvizjes së TK dhe ndalimin e projektligjit të Artit e Kulturës të hartuar nga ministria! Kush dëshiron të bëhet pjesë e këtij peticioni të kontaktojë për të firmosur’’, shkruan Fuga.
Shkak për reagimin e tyre është bërë publikimi i një projektligji në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës, ku parashikohet ndryshimi i ligjit ekzistues për Artin dhe Kulturën për herë të dytë, pas miratimit në vitin 2010 të këtij ligji dhe ndryshimit të tij në vitin 2014 ka sjellë sërish reagimin e artistëve.
(E.K/FAXWEB)