13:47 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aktorët solidarizohen me të prekurit nga tërmeti, nisin mbledhjen e ndihmave: Sillni atë që mundeni

16:33 | 26/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aktorët solidarizohen me të prekurit nga tërmeti, nisin mbledhjen e ndihmave: Sillni atë që mundeni

Të gjithë qytetarët janë solidarizuar ditën e sotme me të prekurit nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin. Edhe aktorët që kanë dalë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar janë mbledhur para ambienteve të teatrit dhe kanë bërë thirrje për të gjithë banorët që të mbledhin ndihma për të lënduarit nga lëkundjet.

Ata kanë kërkur të mblidhen ushqime dhe veshmbathje, ndërsa nga fotot dhe videot e publikuara në “Facebook” duket se qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes sepse janë mbledhur edhe ndihmat e para.

“Nuk jemi në garë me njëri-tjetrin. Jemi në garë me fatkeqësinë natyrore. Silleni atë që mundeni në sheshin e Teatrit dhe ne do ta dërgojmë tek familjet e pastreha”, thuhet në postimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Postimi i plotë i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit:

Secili prej nesh ka në shtëpi ca gjëra tepër: Dyshek gome, shtresa e mbulesa; Enë kuzhine e servise jo komplete; Veshje e këpucë; Furrnelë a bombola gazi; Ngrohëse elektrike a me gaz. Kushdo nga ne, mund të blejë ndonjë konservë peshku a mishi, një kg miell; një kg oriz; një kg sheqer; një litër vaj; një pako makarona; një bidon ujë; një sapun a një shampo; ca detergjent a një legen. Ç’të mundeni! Sa të mundeni! Nuk jemi në garë me njëri-tjetrin. Jemi në garë me fatkeqësinë natyrore. Silleni atë që mundeni në sheshin e Teatrit dhe ne do ta dërgojmë tek familjet e pastreha.


(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: aleanca per mbrojtjen e teatritndihmasolidarizim
Pas

“I bie telefonit, por nuk më përgjigjet”, daja kërkon me ankth mbesën: Kam shkuar në morg, spital…

Para

Meta merr telefonatë nga Isa Mustafa: Shërim sa më të shpejtë vëllezërve e motrave tona

Para
Meta merr telefonatë nga Isa Mustafa: Shërim sa më të shpejtë vëllezërve e motrave tona

Meta merr telefonatë nga Isa Mustafa: Shërim sa më të shpejtë vëllezërve e motrave tona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidenti Begaj takim me nxënësit e shkollës fillore “Mahmut Lekić” e Komunës Tuz: Me anëtarësimin tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian, kufijtë do të mbeten vetëm në hartë

Berisha: Ervis Doçi e ka gjithçka me licencë të Edi dhe Olsi Ramës! Portin e Durrësit e kontrollon Troplini, prandaj u njoftua që të ikte

Automjeti përplaset me motorin, një person përfundon në spital, procedohet 36- vjeçari në Korçë

Kreu i SPAK, Altin Dumani: Operacioni antidrogë s’ka të bëjë me zgjedhjet. Data e “goditjes” e dakordësuar me antimafien italiane dhe Eurojust

Grupi kriminal i goditur veproi gjatë zgjedhjeve? Berisha: Përshëndes Antimafian italiane, SPAK aty ishte! Kush e informoi Visin e Pojës të largohet

Akuza e Berishës: DHL me urdhër të qeverisë ka shkelur kontratën! Zarfet, votat u plotësuan nga patronazhistët. Dora e zezë e Postës Shqiptare…

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë: Do të avancojmë bashkëpunimin e suksesshëm midis dy vendeve

Ku ishte qendra e grupit kriminal të zbuluar? Përgjigjet Dumani: Baza ishte në Durrës. Nuk japim gjeneralitete për persona

E rëndë në Tiranë! Gjendet pa shenja jete një 24-vjeçar në liqenin e Farkës, dyshohet se…

Operacioni ‘Ura’/ Mara jep detaje: Qendra ishte në Puglia, Belgjikë, Gjermani, Hollandë dhe Amerikën e Jugut! U sekuestruan 3 restorante dhe një televizion në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.