Aktori i njohur Neritan Liçaj i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News ka folur në lidhje me debatin e fundit atë të prishjes së teatrit. Kujtojmë se aktorët janë prej kohësh në pròtestë për shkak se qeveria ka parashikuar príshjen e asaj godine dhe ndërtimin e një godine të re.
“Godina e cila këta thonë që do príshet i ka rezistuar tèrmeteve të fundit dhe nuk ka asnjë arsye të príshet por vetëm të restaurohet. Këto kur fituan zgjedhjet nuk premtuan se do të prishin teatrin dhe do ndërtojnë teatër të ri. Kryebashkiaku i Tiranës është qesharak edhe kur na quan ne aktorëve të politizuar pasi ne jo vetëm që nuk jemi me asnjë parti dhe as nuk kemi shkuar në mitingje si thotë ai por as nuk kemi mbajtur poste drejtuese.
Ne nuk e harrojmë kohën kur Edi Rama ishte ministër kulture dhe si është sjellë me artistët në atë kohë dhe deklaratat e tij drejtuar artistëve.
Retorikat e Ramës dhe Veliaj janë boshe pasi e tregojnë sondazhet, raportet ndërkombëtare dhe zgjedhejt e fundit që e bojkotuan”, tha aktori.
Në lidhje me disa skenarë të ciël mund të ndodhin në vijim Licaj tha se ne i jemi përgjigjur çdo lëvizje dhe kështu do vijojmë. Ne e ndjejmë se ka ardhur koha për diçka përfundimtare përfundoi aktori Liçaj