Aktori i njohur turk Kenan Imirzalioglu, ose siç të gjithë e njohim, “Ezel”, shumë shpejt do të bëhet baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, aktorja Sinem Kobal, është një pritje të një bebushi dhe lajmin e bukur e bënë të ditur të afërmit e tyre.
Madje, ata treguan se çifti do të bëhet me vajzë, megjithëse Kenan dhe Sinem ende nuk e kanë konfirmuar gjininë e bebushit.
“Ezel” ka folur për herë të parë për mediat turke për fëmijën që pritet të vijë në jetë.
Ai ka treguar se nuk do të jetë një baba “xheloz” nëse fjala e parë e bebushit do të jetë “Mama”.
“Pasi të lindë fëmija, nëse thërret “Mama, mama”, unë sinqerisht nuk do të jem një baba xheloz. Nuk mendoj se ai do të thotë “Baba”.- është shprehur aktori.
Kenan dhe Sinem po bekohen me fëmijën e tyre të parë, pas 4 vitesh martesë së bashku.