Hagrid aktori i njohur i “Harry Potter” tashmë nuk mund të ecë më.
Ai është fotografuar në një karrocë me rrota ndërkohë që pret të kryej një ndërhyrje kirurgjikale në Amerike.
Robbie Coltrane, aktori i dashur për publikun i cili ka luajtur në të gjitha seritë e “Harry Potter” si gjigandi Hagrid bëri paraqitjen e tij të parë publike në karrocë paraplegjikësh në një hotel në Londër të hënën.
Një burim për “The Sun” ka thënë se aktori po pret me padurim të ngrihet në këmbë edhe pse shpresat janë të pakta.
Ndërkohë që kjo gjë ishte paralajmëruar nga mjekët kur tre vjet më parë i kanë kërkuar aktorit të humbiste 44 kg ndryshe mund të mbetej i paralizuar.
“Unë jam në dhimbje të vazhdueshme gjatë gjithë ditës.”-është shprehur aktori.