Aktori i njohur i humorit Romir Zalla dhe aktorja Suela Bako, kanë ndarë së bashku jo vetëm skenën por edhe jetën.
Të ftuar para disa kohësht në emisionin “Rudina” në televizionin Klan, ata kanë rrëfyer historinë e jetës së tyre jashtë skenës.
Dy aktorët janë njohur që kur kanë qenë të vegjël madje kanë jetuar edhe në të njëjtën lagje.
“Në lidhjen tonë ka ndikuar fakti që kur kam hyrë në ‘Akademinë e Arteve’ më kërkoi që ta ndihmoj. Nga viti i dytë kur na lidhi puna dhe gjëra që janë shumë të rëndësishme për ne, u dashuruam”, – ka thënë Romiri.
Dashuria mes tyre duket qartë madje ketë Romiri e ka shprehur edhe në një status në rrjetin social “Instagram” ku me anë të një fotoje ka rikujtuar kohën kur ata ishin në njohje. “Si sot 18 vjet më parë piva kafet e vogla tek shtëpia e kësaj gocës @bakosuela ?”- ka shkruar ai.