Ai është një nga aktorët më të pëlqyer të skenave të humorit shqiptar.
E ka filluar karrierën e tij në skenën e “Apartamentit 2xl” dhe prej vitesh vijon të jetë pjesë e saj.
I ftuar në ‘’Një kat më lart’’, Visjan ukcenaj foli për ofertat e tij të reja që ka marrë dhe se kur do të largohet nga “Apartamenti 2xl”.
“Unë ndjek çdo gjë. Unë punoj në spektaklin më të mirë në Shqipëri. Jam në spektaklin modern, spontan, që ndihet shumë nga të rinjtë. Është shumë spontan. Unë kështu e ndjej, flas për veten. Kam marrë ofertë nga Portokallia. Nuk arritëm bisedimet deri tek oferta thjesht une s’kam shfaqur interes për të ikur nga Apartamenti.
Vetëm nëse mund të vinte ndonjëri dhe të më thoshte ‘Hajde do marrësh kaq’, atëherë do ikja,”- u shpreh Visjani duke qeshur.
(F.M/Faxweb)